Sporti

UEFA ndalon frutat nga Euro 2024

04/26/2024 11:09
nga:E K

Tifozët nuk do të jenë në gjendje të sjellin fruta në stadiume gjatë ndeshjeve të Euro 2024, raportoi Mirror.

Kampionati europian fillon më 14 qershor në Gjermani dhe sipas informacioneve nuk do të importohet “lëngje – pije, mbushëse për cigare elektronike e të tjera, si dhe çdo ushqim, përfshirë frutat – mollë, banane, portokall e të tjera”, transmeton GazetaBlic Sport.

Ekipet e sigurisë pritet të kontrollojnë tërësisht bagazhet e tifozëve përpara se të hyjnë në stadium dhe sendet e ndaluara pritet të lihen jashtë.

Gjithashtu do të ndalohet pirja e duhanit dhe pajisjet e avullimit. Gjermania legalizon përdorimin e marijuanës, por nuk do të lejohet në stadiume.

/GazetaBlic Sport.