Pas protestave nga pala ruse, UEFA imponoi të Enjten për një modifikim të fanellës së Ukrainës në prag të hapjes së Euro2020, duke e konsideruar përfundimisht “politik” përmendjen “Lavdi heronjve tanë”.
“Pas një analize më të thelluar”, kjo parullë e kënduar gjatë kryengritjes popullore anti-ruse në Maidan në vitin 2014 është qartë e një natyre politike dhe prandaj duhet të largohet para fillimit të Euro2020″, deklaroi autoriteti për AFP.
Javën e kaluar, Ukraina e ka publikuar fanellën e re, ku poashtu e shfaq Krimenë si pjesë të territorit të tyre.
/GazetaBlic Sport



