UEFA ka pushuar çështjen ligjore kundër picerisë gjermane në qytetin e Giessen, e cila i dha emrin ‘Champions League’ pices së saj me kërpudha.
Restoranti zbuloi dje se kishte marrë një letër nga organizata për shkelje të mundshme të pronësisë intelektuale duke pasur parasysh ngjashmëritë me emrin e kompeticionit më të madh të klubeve në botë, përcjell GazetaBlic Sport.
“UEFA e merr shumë seriozisht mbrojtjen e pronësisë së saj intelektuale, por këtë herë rasti duket se është tepër i zellshëm nga një agjent vendas. Liga e Kampionëve mund të jetojë e lumtur përkrah kësaj pice, e cila tingëllon shumë mirë”, shpjegoi dje UEFA, duke i dhënë fund kësaj dileme.
/GazetaBlic Sport/


