Sporti

UEFA me veprim fantastik, fton në finale Christian Eriksenin dhe mjekët që shpëtuan jetën e tij

07/06/2021 16:51
nga:Mergim Rreci

UEFA ka ftuar reprezentuesin e Danimarkës, Christian Eriksen dhe mjekët që ndihmuan në shpëtimin e jetës së tij, në finalen e madhe të Kampionatit Evropian.

UEFA njoftoi se Eriksen, gruaja e tij dhe gjashtë mjekë janë të ftuar në finale, por nuk ka asnjë konfirmim që ai do të marrë pjesë, përcjell GazetaBlic Sport.

Një nga mjekët, Peder Ersgaard, tha se ishte i nderuar që mori një ftesë VIP nga shefi i UEFA-s, Aleksander Ceferin.

“Unë jam i ngazëllyer, si një fëmijë në prag të Krishtlindjes,” i tha ai revistës Fagbladet FOA.

“Unë jam shumë krenar për përpjekjet e mia, por edhe për të gjithë ekipin. Nuk ishte një përpjekje e vetme.”

Christian Eriksen tani është duke u rikuperuar në shtëpi.  Danimarka ka arritur në gjysmëfinale dhe luan me Anglinë të mërkurën për një vend në finale.

Nëse Danimarka kalon në finale, atëherë një pjesëmarrje e mundshme e Eriksen në tribuna gjatë finales do të ishte fantastike.

/GazetaBlic Sport/