PSG dje avancoi tujte në gjysmëfinale të Champions League, falë golave si mysafir të shënuar në Munich.
PSG kishte fituar në udhëtim me rezultat 2-3, ndërsa humbi në shtëpi me rezultat 0-1, megjithatë avancoi në gjysmëfinale falë golave në Allianz Arena, shkruan GazetaBlic Sport.
Rregulli i golit si mysafir thotë se nëse dy skuadra janë barazim pas 2 ndeshjeve skuadra që ka shënuar më shumë gola në udhëtim, atëherë ai ekip kalon në raundin tjetër.
Për këtë rregull shumë trajner të klubeve evropiane kanë kërkuar ndryshim.
20 klube në Champions League kanë kërkuar ndryshimin e kësaj rregulloreje.
“Nëse dy skuadrat kanë shënuar numër të njëjtë të golave në të dy ndeshjet, ajo që ka shënuar më shumë gola në udhëtim kualifikohet për në raundin tjetër”. Edhe në kohën shtesë, “nëse të dy skuadrat shënojnë të njëjtin numër të golave gjatë kohës shtesë, golat je skuadrës në udhëtim vlejnë më shumë (p.sh. ekipi vizitues kualifikohet në raundin tjetër)”.
Ky rregull u vendos për herë të parë në edicionin 1955/1956 dhe që nga atëherë nuk ka ndryshuar.
Sipas rregullave të reja të cilat duhet të miratohen këtë të Premte, golat jashtë fushe të shënuar gjatë kohës shtesë të një ndeshje të dytë nuk do të ofrojnë më ndonjë avantazh të veçantë në rast barazimi.
Rregulli duhet të vazhdojë të zbatohet për golat e shënuar në kohën e rregullt.
/GazetaBlic Sport.


