Presidenti i UEFA -s, Aleksander Ceferin ka refuzuar idenë e mbajtjes së Kupës së Botës çdo dy vjet, duke thënë se kjo do të “zbehte” turneun.
Propozimi në lidhje me këtë ide erdhi nga ish trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, përcjell GazetaBlic Sport.
“Rëndësia e Kupës së Botës kishte vlerë pikërisht për shkak se nuk luhet shpesh”, tha Ceferin.
Duke folur para 160 përfaqësuesve të klubeve në Asamblenë e Përgjithshme të Shoqatës së Klubeve Evropiane në Gjenevë, ai shtoi: “Mbajtja e turneut çdo dy vjet do të çojë në më pak legjitimitet dhe për fat të keq, do të zbehë vetë Kupën e Botës.”
“Dera e FIFA -s është e hapur për çdo ide për çdo propozim”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


