UEFA ka dalë me një deklaratë të ashpër kundër propozimit të FIFA-s për t’u dhënë investitorëve privatë interesa pronësie në Kupën e Botës dhe kompeticione të tjera ndërkombëtare.
Shtëpia e futbollit evropian theksoi se të 55 federatat anëtare janë unanimisht kundër këtij modeli, duke e cilësuar Botërorin si një trashëgimi të futbollit që nuk mund të trajtohet si produkt investimi.
UEFA kritikoi gjithashtu mënyrën se si është paraqitur propozimi, duke pretenduar se ai është zhvilluar në fshehtësi dhe pa konsultime me federatat kombëtare.
Në deklaratë thuhet se, nëse këto plane nuk tërhiqen plotësisht, asnjë kombëtare evropiane nuk do të marrë pjesë në garat e FIFA-s për aq kohë sa propozimi mbetet në fuqi.
“Kupa e Botës nuk është në shitje dhe nuk do të jetë kurrë”, përfundon deklarata e UEFA-s, duke premtuar se do t’i kundërshtojë këto plane me vendosmëri.
/GazetaBlic Sport/


