Benjamin Pavarad mori një goditje të rëndë në kokë në ndeshjen ndaj Gjermanisë.
Benjamin Pavard qëndronte i palëvizshëm në fushë gjatë disfatës së Gjermanisë nga Franca 1-0 të martën, u shfaqën prova të arsyeshme që ai ndoshta ishte krejtësisht pa ndjenja, përcjell GazetaBlic Sport.
Por përgjigja nga stafi mjekësor i Francës ishte se ai mund të vazhdonte ndeshjen.
Pas më pak se tre minutash, Pavardit iu dha sinjali për të vazhduar ndeshjen, të cilën organizata për dëmtime të trurit Headway e etiketoi si “shqetësuese”.
Pavard më vonë do t’u konfirmonte gazetarëve se ai ishte “pa ndjenja për 10 deri në 15 sekonda”.
Për shefin ekzekutiv të Headway Peter McCabe, ishte akoma “një shembull tjetër i autoriteteve të futbollit që nuk mbronin shëndetin afatshkurtër dhe afatgjatë të një lojtari”.
Ndërkohë, UEFA ka kontaktuar Francën për të zbuluar pse protokolli i tronditjes nuk u ndoq.
Kjo ka bërë që të mendohet edhe një ndryshim nga ana e tyre sa i përket protokollit të përgjithshëm në këtë drejtim.
/GazetaBlic Sport/


