Sporti

UEFA i beson shumë Enea Jorgjit, arbitri shqiptar merr ndeshjen e karrierës në Europë

10/25/2022 12:34
nga:Lorik J

UEFA i beson së tepërmi arbitrave shqiptarë.

Enea Jorgji është graduar në Europa League, për të marrë përgjegjësinë e një nga ndeshjeve më të rëndësishme që ka gjykuar në karrierë.

Ai do të jetë kryesori i takimit mes Ferencvaros dhe Monaco.

Kjo përballje do të luhet në ditën e enjte për Europa League.