Euro2024

UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë

06/16/2024 19:55
nga:Sh R

UEFA ka nisur procedimet disiplinore ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF).

Kjo procedurë disiplinore sipas tyre është për disa incidente, përfshirë hyrjen e një tifozi në fushë dhe hedhjen e objekteve gjatë humbjes 2-1 të kuqezinjve nga Italia në Dortmund në Euro 2024 të shtunën.

Organi drejtues i futbollit evropian tha në një deklaratë të dielën se kishte nisur gjithashtu procedurat për ndezjen e fishekzjarreve nga tifozët shqiptarë gjatë ndeshjes së Grupit B, si dhe për “transmetimin e një mesazhi provokues të papërshtatshëm për një ngjarje sportive”.

UEFA nuk dha detaje të mëtejshme në lidhje me mesazhin që pretendohet se është transmetuar.