Sporti

UEFA hap hetim për tifozët në ndeshjen Hungari – Francë, kishte fyerje raciste ndaj Benzema dhe Mbappe

06/20/2021 15:46
nga:Lorik J

UEFA ka konfirmuar për Sky Sport se mund të hapë një hetim kundër tifozëve të Hungarisë në orët e ardhshme.

Arsyeja është për shkak të disa fyerjeve raciste nga tifozët hungarezë ndaj futbollistëve të ndryshëm në Francë, mbi të gjitha ndaj Kylian Mbappe dhe Karim Benzema, përcjell GazetaBlic Sport.

Një vendim për këtë pritet të mirret në orët e ardhshme.

Vlen të theksohet se mbrëmë ishin të pranishëm rreth 60 mijë tifozë në takimin Hungari – Francë, ku ndeshja përfundoi me barazimin 1:1.

/GazetaBlic Sport