Sporti

UEFA e kërcënon FIFA-n me bojkotim nëse Kupa e Botës mbahet çdo dy vjet

09/09/2021 18:05
nga:E K

Presidenti i UEFA -s, Aleksander Ceferin, tha në një intervistë për gazetën britanike The Times se UEFA dhe CONMEBOL janë të gatshëm ta bojkotojnë Kupën e Botës nëse vendoset që ky kompeticion të zhvillohet çdo dy vjet.

Presidenti i organit drejtues të futbollit evropian theksoi se ideja e propozuar nga FIFA do të “vrasë futbollin”, kështu që ideali do të ishte ruajtja e modelit aktual (çdo katër vjet), shkruan GazetaBlic Sport.

“Ne mund të vendosim të mos luajmë në të, me sa di unë, amerikano-jugorët kanë të njejtin mendim, unë mendoj se nuk do të ndodhë kurrë pasi është kundër parimeve themelore të futbollit”, tha fillimisht ai.

“Të luash çdo verë një turne njëmujor, për lojtarët është ngarkesë shumë e madhe”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/