Sporti

UEFA e dënon rëndë Hungarinë, tifozët shfaqen parulla homofobike

07/09/2021 19:31
nga:Mergim Rreci

Hungaria është urdhëruar të luajë dy ndeshjet e saj të ardhshme me dyer të mbyllura pas sjelljes diskriminuese nga tifozët në tre ndeshje të EURO 2020.

Incidentet ndodhën gjatë ndeshjeve kundër Portugalisë, Francës dhe Gjermanisë, të gjitha të organizuara në Budapest për fazën e grupeve, përcjell GazetaBlic Sport.

UEFA njoftoi se do të merrte masa disiplinore, duke urdhëruar Federatën Hungareze të Futbollit të luante tre ndeshjet e saj të ardhshme si pritëse pas dyerve të mbyllura.

Federata Hungareze e Futbollit u gjobit me 100,000 € për sjelljen diskriminuese të mbështetësve të saj, e cila përfshinte abuzim racist dhe parulla homofobike.

Vendimi për të pritur këto lojëra në Hungari kishte shkaktuar polemikë pas një ligji të fundit në vend që ndalon ‘promovimin’ e çdo materiali për komunitetin homoseksual.

/GazetaBlic Sport/