Jose Mourinho është suspenduar me katër ndeshje në Evropë për “gjuhë fyese” ndaj Anthony Taylor, arbitri i finales së Ligës së Evropës, njoftoi këtë të mërkurë UEFA.
Kujtojmë se finalja e luajtur mes Romës dhe Seviljes në Budapest të Hungarisë, u mbyll me fitoren e skuadrës spanjolle, përcjell GazetaBlic Sport.
Kjo do të thotë se trajneri portugez nuk do të jetë në gjendje të jetë në stol në katër ndeshjet e para të Romës në fazën e grupeve në Europa League në 2023/2024.

/GazetaBlic Sport/


