Sporti

UEFA do të bashkojë shortet e Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës në një ceremoni të vetme

08/19/2025 20:51
nga:Lorik J

Shorti për fazat kryesore të Europa League dhe Conference League do të zhvillohet brenda një ceremonie të vetme, njoftoi faqja zyrtare e internetit e UEFA-s.

Eventi do të mbahet më 29 gusht.

Shorti i Europa League do të zhvillohet i pari, i ndjekur nga ai i Conference League. Të dyja do të zhvillohen në një format plotësisht të automatizuar dhe dixhital – nuk do të përdoren topa.

Kalendarët e të dyja garave do të publikohen jo më vonë se 31 gusht./GazetaBlic Sport