As UEFA dhe as FIFA nuk kanë ndonjë plan të menjëhershëm për të ndaluar klubet dhe ekipin kombëtar të Izraelit nga garat nën kujdesin e tyre.
Kombëtarja izraelite do të luajë përsëri në kualifikueset e Kupës së Botës 2026 në dy javët e ardhshme kundër Norvegjisë dhe Italisë si mysafire, dy nga federatat që kundërshtojnë më shumë praninë izraelite.
Në dy javët e fundit, dëshira e shumë njerëzve është bërë lajm, larg realitetit. As UEFA nuk e ka përjashtuar Izraelin dhe ekipet e tij nga garat evropiane, dhe as FIFA nuk ka ndërmend të ndërmarrë veprime të ngjashme.
Për më tepër, Këshilli i FIFA-s nuk ka një pikë në axhendë për të diskutuar përjashtimin e Izraelit nga faza kualifikuese e Kupës së Botës 2026.
/GazetaBlic Sport


