UEFA vazhdon të luftojë kundër formatit që Kupa e Botës të mbahet çdo dy vite.
Lufta midis UEFA dhe FIFA vazhdon, pasi këta të fundit duan të organizojnë Kupën e Botës çdo dy vjet, gjë që po krijon probleme midis Federatave të ndryshme, përcjell GazetaBlic Sport.
UEFA përsërit qëndrimin e tyre kundër planeve të FIFA-s për një Kupë Bote, dyvjeçare dhe po mbështeten nga shumica e federatave të tjera.
“Planet e FIFA-s për një Kupë Botërore çdo dy vite do të bllokohen nga UEFA dhe CONMEBOL edhe nëse ata marrin mbështetjen e shumicës së federatave të futbollit,” tha Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin për Reuters.
“Propozimet do të dëmtonin të gjitha format e futbollit dhe do të zhvlerësonin vetë konkurrencën. Ky koncept ka të gjitha karakteristikat e një vendimi që FIFA dëshiron të marrë shpejt dhe le që pjesa tjetër e botës së futbollit të pendohet ashpër.
“UEFA do të vazhdojë të kundërshtojë këtë plan”, përfundoi Ceferin.
/GazetaBlic Sport/


