Federata Shqiptare e Futbollit është dënuar me 27 mijë e 750 euro nga FIFA për ndezjen e flakadanëve dhe hedhjen e sendeve në fushë.
Dënimi vjen për ndeshjen Shqipëri-Çeki në Arenën Kombëtare më 16 nëntor në kuadër të Ligës së Kombeve.
“FSHF është gjobitur me 27, 750 euro për ndezjen e flakadanëve dhe hedhjen e sendeve në fushë”, thuhet në njoftimin e FShF-së.
Më poshtë gjeni vendimet e plota të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës së UEFA-së:
Të gjobitet Federata Shqiptare e Futbollit me 2, 750 euro për ndezjen e flakadanëve.Të gjobitet Federata Shqiptare e Futbollit me 25, 000 euro për hedhjen e sendeve në fushë.Vlera totale e gjobës, prej 27, 750 euro duhet të paguhet brenda 90 ditëve nga komunikimi i këtij vendimi.