Sporti

UEFA dënon Fenerbahcen pasi tifozët thirrën emrin e Putinit në ndeshjen ndaj skuadrës ukrainase, Dynamo Kyiv

08/06/2022 09:05
nga:E K

UEFA gjobiti Fenerbahcen me 50 mijë euro dhe mbylljen e një pjese të tribunës prej të paktën 5 mijë spektatorësh në ndeshjen e radhës evropiane vendase për “hedhje të objekteve dhe brohoritje të papërshtatshme ofenduese” gjatë ndeshjes kundër Dynamo Kyiv në Raundi i 3-të preliminar i Champions League.

Tifozët turq brohoritën emrin e Vladimir Putin pasi pranuan golin. Media të ndryshme shkruajnë se me shumë gjasa ka qenë një reagim ndaj lëvizjes së Vitali Bujalskit, i cili pasi shënoi golin për epërsi 1:0, imitoi me duar shqiponjën, e cila është simboli i rivalit të Fenerit, Besiktas. Dinamo pas 0:0 në fushën e përkohshme vendase në Lodz, fitoi 2:1 në Stamboll pas kohës shtesë dhe shkoi në play-off, përcjell GazetaBlic Sport.

Trajneri i Dinamos dhe ish-trajneri turk Mircea Lucescu refuzoi të paraqitej në konferencë për shtyp në shenjë proteste dhe Fenerbahçe vetëm kujtoi në një komunikatë se sjellja e tifozëve nuk përfaqëson në asnjë mënyrë pikëpamjet e klubit, por nuk kërkoi falje. Madje, presidenti kontrovers Ali Koc ka theksuar se klubi nuk ka ndërmend të kërkojë falje dhe se është ofenduar që ukrainasit e presin këtë.

/GazetaBlic Sport/