Një ditë para ndeshjes së kthimit të çerekfinales së Ligës së Kampionëve mes Atleticos dhe Manchester Cityt, UEFA ndëshkoi kampionët në fuqi të Spanjës duke mbyllur pjesërisht stadiumin Wanda Metropolitano.
Arsyeja e dënimit është se tifozët e Atleticos përdorën përshëndetje naziste në ndeshjen e parë javën e kaluar në Manchester, e cila përfundoi me fitoren 1-0 të ekipit anglez, përcjell GazetaBlic Sport.
Atletico, stadiumi i të cilit ka një kapacitet prej 68 mijë ulësesh, u ndëshkua duke mbyllur tribunën prej 5 mijë vendesh.
Gjithashtu, klubi duhet të vendosë një pankartë në pjesën e përmendur të stadiumit me mbishkrimin: “Jo racizmit”.
Atletico ka thënë se do të ndëshkojë tifozët që përdorën përshëndetje të ndaluara.
/GazetaBlic Sport


