Sporti

UEFA cakton gjyqtarin për ndeshjen Aarhus – Egnatia, në qendër të vëmendjes kroati Ante Culina

10/20/2026 17:53
nga:Mergim Rreci

UEFA ka përcaktuar arbitrin që do të drejtojë përballjen mes Aarhusit dhe Egnatias, e vlefshme për fazën e grupeve të Conference League.

Sipas informacionit të bërë publik, gjyqtari kroat Ante Çulina do të jetë ai që do të vendosë drejtësinë në këtë sfidë, e cila do të zhvillohet të enjten, më 22 tetor, në fushën e skuadrës daneze.

Arbitri 33-vjeçar ka qenë në qendër të diskutimeve në futbollin kroat për disa vendime të kontestuara gjatë ndeshjeve të kampionatit vendas. Polemikat kanë pasur të bëjnë kryesisht me akordimin e penalltive dhe kohën e gjatë të shqyrtimit të episodeve përmes sistemit VAR.

Çulina mban stemën e FIFA-s që nga viti 2023, duke qenë pjesë e arbitrave të angazhuar në ndeshje ndërkombëtare.

/GazetaBlic Sport/