Euro2024

UEFA cakton gjyqtarin e ndeshjes Shqipëri – Spanjë

06/22/2024 13:24
nga:E K

Shqipëria do të mësojë fatin e saj në Euro 2024 në ndeshjen e fundit të xhiros së tretë që do të jetë determinuese për kalimin tutje ndaj Spanjës.

Kuqezinjtë kanë arkëtuar një pikë aq sa ka edhe Kroacia në vendin e fundit që do të përballet me Italinë që ka 3 pikë në vendin e dytë, transmeton GazetaBlic Sport.

Ndeshja ndaj Spanjës do luhet të hënën me fillim nga ora 21:00.

Për ndeshjen ndaj “Furisë së Kuqe” UEFA ka caktuar gjyqtarin e ndeshjes. Gjyqtari që do ta ndajë drejtësinë do jetë suedezi, Glenn Nyberg, ndërsa ndihmësit e tij janë, Mahbod Beigi dhe Andreas Soderqvist, po ashtu nga Suedia.

Ukrainasi, Mykola Balakin do të jetë gjyqtar i katërt, derisa Christian Dingert nga Gjermania do të jetë në VAR.

/ GazetaBlic Sport.