Sporti

UEFA cakton gjyqtarin e derbit Inter-Liverpool

02/14/2022 14:45
nga:L J

Gjyqtari polak Szymon Marciniak është caktuar të jetë në krye të ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Interit dhe Liverpoolit të mërkurën në mbrëmje.

Këtë e konfirmojnë zikaltërit në faqen e tyre zyrtare, ku listojnë edhe pjesën tjetër të ekuipazhit zyrtar për super ballafaqimin, përcjell GazetaBlic Sport.

Marciniak do të ndihmohet në detyrat e tij nga Pawel Sokolnicki dhe Tomasz Listkiewicz, ndërsa rolin e gjyqtarit të katërt do ta zë Pawel Raczkowski.

Ndërkohë, Tomasz Kwiatkowski do të mbikëqyrë ndeshjen nga kabina e VAR për t’u siguruar që çdo gabim i madh nga gjyqtarët në fushë të korrigjohet dhe Bartosz Frankowski do ta ndihmojë atë në detyrat e tij për të grumbulluar një ekuipazh të plotë polak.

/GazetaBlic Sport