Milani e ka pësuar humbjen e radhës në Serie A.
Udinese ka triumfuar me rezultat 3 me 1 në “Dacia Arena”, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte një paraqitje e mrekullueshme nga skuadra e drejtuar nga Andrea Sottil, e cila siguroi tre pikë me shumë vlerë.
Pereyra, Beto dhe Ehizibue shënuan golat për vendasit, kurse Ibrahimovic shënoi golin për “Rossonerët”.