Lajme

Udhëzimi administrativ për zgjedhjet në veri, avokati tregon vështirësit e procesit dhe hapat që duhet marrë

08/22/2023 18:33
nga:Genita C

Avokati kosovar, Ardian Bajraktari ka folur rreth zgjedhjeve të reja në veri dhe udhëzimi administrativ të Qeverisë, raporton GazetaBlic.

Bajraktari në një prononcim për GazetaBlic thekson se kryetari i komunës përveç që zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët, i njëjti ka kompetenca mjaft të mëdha, e madje edhe largimi i tij është shumë vështirë për t’u bërë, e në disa raste i pamundur.

“Referuar legjislacionit tonë për Vetëqeverisje Lokale, kryetari i komunës përveç që zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët, i njëjti ka kompetenca mjaft të mëdha, e madje edhe largimi i tij është shumë vështirë për t’u bërë, e në disa raste i pamundur”, thotë Bajraktari.

“Sipas nenit 72, të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, për ta larguar një kryetar komune, fillimisht duhet 20% e të gjithë trupit elektoral ta nënshkruaj kërkesën për largim, e pastaj, mbi 50% e të gjithë trupit elektoral duhet të votojë pro largimit”, shton Bajraktari.

Pra, siç thotë Bajraktari ligji kërkon një prag të lartë që e bën praktikisht të vështirë largimin e një kryetari komune përmes kësaj procedure.

“Duhet theksuar se një përqindje kaq të lartë të daljes në zgjedhje rrallë haset në zgjedhje të rregullta, kur shoqërohen me fushata e kampanja dhe thirrje për dalje në zgjedhje, e lëre më në raste kur nuk priten këto”, thotë Bajraktari.

Sipas Bajraktari procesi zgjedhor në veri do të jetë vështirë i suksesshëm.

“Nisur nga fakti që listat zgjedhore nuk janë të pastruara, si dhe ajo që komuniteti serb, vazhdon të përdoret si mjet i politikës destabilizuese të Vuçiqit në Kosovë, e bën realisht të pamundur me qenë i suksesshëm një procesi i tillë”, tha Bajraktari.

“Andaj, dorëheqja herët apo vonë është dhe duhet me qenë opsioni për kryetarët në katër komunat e vendit tonë, ndonëse të zgjedhur në procedurë ligjore, e të cilët janë legal, por me një përqindje tejet të ulët të pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje, i bën me mungesë të theksuar të legjitimitetit”, përfundon Bajraktari për GazetaBlic.