Mozzik pas vizitës së tij në Medinë aktualisht ndodhet në Mekë.
Këtë reperi e ka zbuluar përmes rrjeteve sociale duke publikuar pamje të shumta nga vendi i shenjtë.
Por ajo çfarë na bëri çudi, ishte një postim në instastory i Loredanës, ku në një letër shkruhej emri i saj dhe i Hanës, me pamje nga mbrapa Meka.
Dukej qartë që ishin të shkruara nga Mozzik, i cili mesa duket ka lëshuar lutje për Loredanën dhe të bijën.



