Udhëtimet për Krishtlindje do të rrisin përhapjen e variantit Omicron, edhe në mesin e të vaksinuarve, ka thënë këshilltari për shëndetësi në Shtëpinë e Bardhë, Anthony Fauci.
“Nuk ka dyshim për këtë, [Omicron] ka një aftësi të jashtëzakonshme për t’u përhapur”, tha Dr. Anthony Fauci për NBC, të dielën.
Fauci tha se varianti tani ishte përhapur furishëm nëpër botë.
Shumë shtete të botës janë duke shtrënguar masat kundër COVID-19, derisa varianti me mutacion të madh përhapet.
Në Evropë, Franca dhe Gjermania janë ndër vendet e para që kanë vendosur kufizime të udhëtimit, ndërsa Holanda ka bllokuar vendin për Krishtlindje.
Qeveri të ndryshme janë duke ndryshuar programet e tyre, ku po fusin në përdorim edhe vaksina përforcuese, pasi studiuesit thanë se vaksina shtesë mund të sigurojë rreth 85% mbrojtje kundër sëmundjeve të rënda, shkruan BBC.