Sporti

Udhëtim masiv nga ‘Intelektualët’ për ndeshjen ndaj Viktoria Plzen, 10 autobusë, tri mini-bus dhe shumë vetura!

08/03/2023 11:11
nga:L J

Skuadra e Dritës sonte ballafaqohet me Viktoria Plzen në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:00.

Ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 0-0, teksa sonte do tentojë të bëjë hapin e madh duke eliminuar këtë kundërshtar të fortë.

Interesimi për këtë ballafaqim është jashtëzakonisht i madh nga tifozët e Dritës që po shpresojnë në një rezultat të madh sonte ndaj një kundërshtari me shumë përvojë.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se tifozët “Intelektualët” do udhëtojnë në mënyrë të organizuar me 10 autobusë, tri mini-bus dhe qindra vetura në përkrahje të ekipit të Dritës.

Pritet një atmosferë e jashtëzakonshme sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, në një natë tjetër evropiane.

/GazetaBlic Sport