Lajme

“Udbashi” që po raporton te presidenca për mediat / Gazetari kosovar i lyp ‘mejdan’ Fatmir Shehollit

05/19/2023 08:01
nga:Y I

Gazetari Vehbi Kajtazi, gjatë  të enjtes ka shpërthyer me gjuhë të ashpër ndaj drejtorit të Institutit për Afirmimin e Mardhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli.

Kajtazi thotë se Sheholli është zyrtar i UDB-së dhe se i njëjti ka përhapur fjalë e propagandë, veçanarisht në kabinetin e Vjosa Osmanit se mediat në Kosovë financohen nga Serbia.

“Zyrtari i UDB-se, Fatmir Sheholli – i biri i Maliq Shehollit – i vrare nga Ushtria Çlirimtate e Kosoves per shkak te bashkepunimit me regjimin e Millosheviqit, ka perhapur fjale e propagande, veçanerisht ne kabinetin e Vjosa Osmanit se mediat ne Kosove financohen nga Serbia. Kete propagande e ka theksu per mediat kritike te pushtetit”, shkruan Kajtazi në ragimin e tij.

Kajtazi e ka ftuar Shehollin, duke iu referuar të njëjtit si zyrtar i shërbimit serb, AKI-në, bashkëshortin e presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriun, që t’i publikojnë të gjitha dëshmitë për financimin e mediave të Kosovës nga Serbia, përfshirë edhe atë si gazetar dhe median që ka në pronësi.

“E ftoj kete zyrtar te sherbimit serb, AKI-ne, Prindon Sadriun etj, qe t’i publikojne te gjitha deshmite per financimin e mediave te Kosoves nga Serbia – perfshire Paparacin dhe mua si gazetar.Legena!” shkruan Kajtazi raporton Gazeta Blic.

Nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur kundërpërgjigja e Shehollit përmes rrjetit social Facebook.

Sheholli në reagimin e tij ka thënë se ata që shpifin dhe gravitojn në frekuenca të gënjeshtrave janë njerës që siç thotë një proverbë popullor “e kanë mizën pas veshit”

“Demokracia nuk i duron insinuatat dhe shpifjet! Ata që shpifin dhe gravitojn në frekuenca të gënjeshtrave janë njerzë që siç thotë një proverbë popullor ” e kanë mizën pas veshit”! Një respekt i veçant për mediat që kritikojn pushtetin dhe janë barometër i demokracis” shkruan Sheholli në reagimin e tij.

Kujtojmë se kjo nuk është përplasja e parë mes gazetarit Vehbi Kajtazi dhe drejtorit të Institutit për afirmimin e mardhënjeve ndëretnike, Fatmir Sheholli.

Një vit më parë gazetari Kajtazi e pati cilësuar Shehollin pjesëtarë të UDB-së dhe se të njëjtit, ja ka vrarë babain UÇK-ja, fakt të cilin ai nuk e përmend kurrë.