Lajme

‘UÇK-isti’ nga Londra rrah 4 policë (video)

08/08/2022 20:36
nga:Gazeta Blic

Një person po pretendon se është rrahur nga policët derisa ishin duke e arrestuar të shtunën në rrugën “Bajram Latifi” në kryeqytet.

Sh.M thotë se gjatë një mosmarrëveshjeje që pati me komshiun e tij ndërhyri policia për t’i ndarë por sipas Sh.M, situata eskaloi e policia përdori sprej në sy e ky u detyrua të shtyjë policët për t’u vetëmbrojtur, katër prej të cilëve u lënduan.

E më pas ata, sipas tij, thirrën përforcime për ta arrestuar atë dhe përdorën dhunë çka i shkaktuan lëndime të mëdha trupore.

Një gjë të tillë e mohuan policët, por nuk dhanë detaje më tutje.