Sporti

Real Madridi zhvillon sonte ndeshjen e parë për edicionin e ri në La Liga

08/14/2021 09:42
nga:Mergim Rreci

Reali i Madridit do të debutojë mbrëmjen e sotme në kampionatin spanjoll për sezonin 2021-2022 dhe ka besim që do ta bëjë me fitore.

Skaudra madrilene do të përballet me skuadrën e Alaves në ora 22:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Historiku ka treguar se skuadra madrilene nuk humbet në një debutim në kampionat që prej vitit 2008 kur u mund nga Deportivo La Coruna.

Ka pasur disa ndryshime tek kjo skuadër, sidomos nga ardhja e trajnerit Carlo Anchelotti.

Këto pritet të jenë formacionet e dy skuadrave për ndeshjen e sotme.

/GazetaBlic Sport/