Lajme

Ua prezantoi rrejshëm dokumentet personale, arrestohet i dyshuari në Kamenicë

01/19/2026 09:27
nga:G B

Një burrë është arrestuar në fshatin Hodonoc të Kamenicës, pasi dyshohet se zyrtarëve policorë ua ka prezantuar të rrejshme dokumentet personale.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti zyrtarëve policorë u ka prezantuar dokumente personale që dyshohet të jenë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.