Lajme

“Ua nxjerrin skandalet”, Rexhaj thotë se Qeveria do t’i ndëshkojë mediat përmes projektligjit

02/01/2024 23:35
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, ka thënë se projektligji i Qeverisë Kurti 2 për mediat online është luftë ndaj mediave.

Sipas tij, ky veprim i qeverisë është për shkak të politizimit edhe të institucioneve të pavarura.

“Telashet kryesore janë se kjo do të ndikojë direkt në pluralitetin e mediave, për shkak të sjelljes dhe qasjes së kësaj qeverie qysh prej fillimit dhe luftës së vazhdueshme ndaj mediave”, ka thënë Rexha.

“Ne e dimë se kryetari i bordit të Bankës Qendrore të Kosovës është Nur Boja, i cili ka qenë nga Peja dhe është njeri i Lëvizjes Vetëvendosje, edhe të tjera institucione që votohen nga Kuvendi i Kosovës, që duhet të përfaqësojnë dhe të jenë të pavarura nga politikat e qeverisë, e kemi parë se kjo qeveri edhe Vetëvendosje ka provuar t’i ndikojë edhe këtë e ka bërë me Komisionin e Pavarur për Media edhe me disa institucione”, ka sqaruar ai.

Sipas Rexhës, rritja e numrit të anëtarëve të bordit të KPM-së ka vetëm një qëllim, për siç thotë ai, mbushjen e tij me militantë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Tutje, ai shtoi se projektligji i ri qeverisë Kurti 2 “do të përdoret për t’i ndëshkuar ata zëra kritikë në media online, duke marrë parasysh se gjobat shkojnë deri 40 mijë euro, ne durojmë se duke parë këtë qeveri siç ka qenë deri me tani se do të shkojë kundër mediave që ajo i sheh se janë kritike për të që ja nxjerrin skandalet, ose mosmbajtjen e premtimeve”, ka përfunduar ai.