Lajme

Ua mori gati gjysmën e mandatit, Durmishi thotë se po asfaltohet ura te Liqeni i Badocit

12/30/2024 18:46
nga:G B

Rreth dy vjet pasi ura mbi liqenin e Badocit u bllokua për qarkullim të automjeteve, është vendosur shtresa e asfaltit mbi të.

Qeverisë iu desh pothuajse gjysma e mandatit për t’i ardhur në fund ndërtimit të urës së re.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, njoftoi sot në Facebook se “është vendosur shtresa e asfaltit në urën në Badoc”.

“Ka filluar vendosja e sinjalizimit vertikal dhe posa të përfundoj edhe sinjalizimi horizontal ura do të hapet për qarkullimin e automjeteve”, shkroi ai në Facebook.