Lajme

Ua konfiskuan cigaret, sulmohet një zyrtar policor; Dy të arrestuar, i treti ik nga vendi i ngjarjes

01/15/2024 09:10
nga:N K

“Gjatë legjitimimit të personave të dyshuar, njëri nga ta ka rezistuar duke e sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Dy të dyshuar janë arrestuar ndërsa i dyshuari i tretë ka ikur nga vendi i ngjarjes”

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrollit të një veturave kanë gjetur dhe konfiskuar një mbi 1 mijë boksa me cigare.

Policia thekson se gjatë legjitimit njëri nga të dyshuarit e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

“Viti 14.01.2024-13:40. Raportohet se njësiti policor dhe njësiti mobil i doganës kanë ndaluar një veturë me targa vendore ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar 1299 boksa me cigare. Gjatë legjitimimit të personave të dyshuar, njëri nga ta ka rezistuar duke e sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Dy të dyshuar janë arrestuar ndërsa i dyshuari i tretë ka ikur nga vendi i ngjarjes. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së.