Projekti i Superligës së Evropës kishte nxitur shumë polemika në futbollin ndërkombëtar.
Tifozët dhe shumë klube kishin reaguar menjëherë pas themelimit të saj, gjë që kishte ndikuar që ajo të pezullohet përkohësisht, përcjell GazetaBlic Sport.
UEFA dhe LFP e kishin refuzuar këtë projekt, madje duke paralajmëruar edhe masa ndaj klubeve që bëhen pjesë e kësaj nisme.
Megjithatë, sot Zyra e prokurorisë raportohet të ketë hedhur poshtë kundërshtimet e paraqitura nga UEFA dhe LFP.
Sipas zyrës se prokurorisë, drejtorët dhe juristët e Super League kanë vepruar në përputhshmëri të plotë me ligjin dhe se kjo nismë nuk është ilegale.
/GazetaBlic Sport/


