Sporti

Ndeshja ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve, mësohet se a do të luajë Messi

09/24/2021 09:19
nga:Mergim Rreci

Pasi humbi ndeshjen ndaj Metz për shkak të një dëmtimi në gju, Messi gjithashtu do të jetë jashtë ndeshjes së Ligue 1 kundër Montpellier, në shtëpi, të shtunën.

Argjentinasi është ende nën trajtim, dhe sipas Le Parisien, pritet që nga sot deri të shtunën ai të fillojë të vrapojë në fushë, përcjell GazetaBlic Sport.

Në parim, Messi do të jetë në dispozicion për t’u përballur me ish -trajnerin e tij Pep Guardiola, të martën, në duelin me Manchester City, për Ligën e Kampionëve.

Duhet të kujtojmë se sulmuesi u lëndua pas një përplasje të pavullnetshme me Jerôme Boateng në ndeshjen ndaj Lyon.

Messi do të largohej menjëherë pas kësaj nga ndeshja, por ishte i pakënaqur me zëvendësimin.

/GazetaBlic Sport/