Superliga e Kosovës e vazhdon aktivitetin e saj sot.
Në bazë të orarit të përcaktuar pritet të ketë super ndeshje edhe sot, shkruan GazetaBlic.
Dje Drenica e mposhti Trepçësn’89 me rezultatin 2 me 0, kurse Drita triumfoi me rezultat 1 me 3 ndaj Arbërisë.
Ballkani – Prishtina, pritet të jetë njëra ndër ndeshjet më interesante të kësaj fundjave. Të dy skuadrat janë të imponuara për fitore, pas suksesit që kishte Drita në ndeshjen e djeshme.
Tradicionalisht këto dy skuadra kanë prodhuar ndeshje shumë interesante, në veçanti në vitet e fundit.
Shpëtim Murtezi, gjyqtari gjilanas, do ta drejtojë këtë takim. Murtezi do të jetë i shoqëruar nga Elvis Bicaj dhe Fatlum Jashari në krah, ndërkohë Selim Isufi do të jetë gjyqtarë i katërt.
Feronikeli dhe Llapi në anën tjetër do të përballen në ndeshjen tjetër në Drenas. Pritet të jetë edhe atje një ndeshje interesante.
/GazetaBlic/


