Sporti

U zyrtarizua tek Al Hilal, Ruben Neves e lexoi në lot mesazhin lamtumirës

06/23/2023 23:14
nga:Mergim Rreci

Mesfushori portugez, Ruben Neves tashmë është konfirmuar zyrtarisht si përforcim për sauditët nga Al Hilal, siç njoftoi klubi në rrjetet sociale pasditen e kësaj të premte.

Pak para se të zyrtarizohej, Rúben Neves i tha zyrtarisht lamtumirë Wolverhampton-it me një mesazh shumë emocionues, në të cilin ai kujtoi të gjitha gjërat e mira që kishte përjetuar te Molineux në fanellën e Wolves, përcjell GazetaBlic Sport.

26-vjeçari u përpoq shumë të lexonte mesazhin e dedikuar për tifozët e klubit anglez, por nuk mundi t’i mbante lotët.