Dy fëmijë të moshës 12-13 vjeç, të dy të gjinisë mashkullore, kanë vdekur si pasojë e zjarrit që ka kapluar një shtëpi në fshatin Ujz të Gjakovës.
Fëmijët dyshohet se ishin brenda shtëpisë në njërën nga dhomat e shtëpisë dykatëshe.
Gazeta Blic merr vesh së viktima në këtë tragjedi janë B.S dhe O.S (emra të njohur për redaksinë) njëri i moshës 12 e tjetri 13 vjeçar.Ata janë djem të axhës mes vete.
Në vendngjarje kanë dalur ekipet e policisë së Kosovës, ku po hetohet rasti.
Ende nuk dihet shkaktari që çoi në djegien e shtëpisë.
Detaje nga tragjedia në Gjakovë: Dy viktimat janë djem të axhës mes vete – 12 dhe 13 vjeçarë


