Lajme

U zunë me dokumente të falsifikuara, arrestohen dy shtetas të Turqisë

08/27/2022 09:25
nga:Astrit Gashi

Pasditen e djeshme dy shtetas të Turqisë janë arrestuar në Aeroportin e Prishtinës.

Të njëjtit me dokumente të Greqisë që dyshohet se janë të falsifikuara kanë tentuar të udhëtojnë nga Prishtina për në Bruksel, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.