Showtime

U “zhduk” nga rrjetet sociale, Heidi shfaqet e vetme

09/05/2024 12:33
nga:N K

Heidi Baci është kthyer në kryefjalë në mediat rozë, kjo për shkak të raportit me Romeo Veshajn.

Pak ditë më parë aktori festoi ditëlindjen e nga ana e Heidit nuk kishte asnjë urim publik, duke shtuar zërat se mes tyre ka një krizë. Ende nuk ka asnjë konfirmim apo mohim se ka ndarje mes çiftit, por ajo që mund të thuhet është se nga ana e Heidit nuk ka pasur asnjë postim.

Megjithatë, ata ende vazhdojnë ta ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale si dhe fotot që kanë bërë së bashku, gjenden në profilet e tyre.

Mirëpo, paparazzët e “Kryefjala” e kanë gjurmuar. Sot është publikuar një foto e Heidit, teksa ndodhet në ambientet e jashtme të Top Channel. Ajo shfaqet e vetme, me një cigare në dorë. Mbase Heidi ndodhet në Top për të biseduar mbi projektin e ri televiziv.

Kujtojmë që romanca mes çiftit filloi teksa të dy ata u bën pjesë e reality show-t BBV. Ata u përfolën mjaft nga publiku për marrëdhënien mes tyre, por dhe fituan dashurinë e disa prej tyre.