Lajme

U zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, Vjosa Osmani uron Mark Rutte

06/26/2024 12:08
nga:G B

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar ish-kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, për zgjedhjen në pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Osmani ka shkruar se përvoja dhe njohuritë e tij do të jenë të paçmueshme për Aleancën.

Ajo tha se pret që të nisë bashkëpunimin me të për të avancuar anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe të punojnë drejt paqes dhe sigurisë në kontinent dhe më gjerë.

Postimi i Osmanit:

Urime mikut tonë të dashur Mark Rutte që u zgjodh si Sekretar i përgjithshëm i ri i @NATO. Përvoja, lidershipi dhe njohuritë e tij do të jenë të paçmueshme për Aleancën! Gjatë viteve, ne kemi punuar së bashku për shumë çështje të rëndësishme dhe nuk kam dyshim se bashkëpunimi ynë i fortë do të vazhdojë derisa ai të marrë këtë përgjegjësi të re. Mezi pres të punojmë së bashku për të avancuar anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe të punojmë drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme në të gjithë kontinentin tonë dhe më gjerë.