Sporti

U zëvendësua nga trajneri Garcia, Ronaldo nuk e priti aspak mirë vendimin e tij

03/14/2023 18:16
nga:Mergim Rreci

Cristiano Ronaldo luajti 87 minuta në fitoren 3-1 të Al Nassr kundër Abha-s, duke siguruar çerekfinalen e Kupës së Mbretit të Arabisë Saudite.

Megjithatë, sulmuesi portugez nuk shënoi gol dhe u zëvendësua në minutën e 87-të, vendim të cilin nuk e priti aspak mirë, përcjell GazetaBlic Sport.

Ronaldo, i cili u zëvendësua nga Anderson Talisca, i ardhur nga lëndimi, u pa shumë i zhgënjyer teksa ulej në stol.

Ja pamjet nga ky moment.