Sporti

U zëvendësua në ndeshjen ndaj Osasunas, Muriqi shumë i nervozuar me vendimin e trajnerit

03/31/2023 22:40
nga:Mergim Rreci

Veadt Muriqi është shfaqur shumë i nervozuar në ndeshjen e sotme ndaj Osasunas.

Në fakt, sulmuesi kosovar u zëvendësua në minutën e 75-të, atje ku më pas ‘shpërtheu’ dhe ishte shumë i pakënaqur, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai tha disa fjalë derisa po dilte nga fusha, kurse u fokusua edhe disa herë të tjerë nga kamerat e ndeshjes teksa ishte i ulur në pankinë.

Rezultati vazhdon të jetë 0 me 0, kur po zhvillohet minuta e 80-të.