Lajme

U vra në sy të gruas, kush është armiku i Ervis Martinajt që mbeti i vdekur

05/10/2024 07:31
nga:Y I

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në zonën ne Bajronit në Greqi, ku është qëlluar me armë zjarri ndaj një çifti shqiptarësh.

Sipas mediave të huaja, bëhet me dije se nga të shtënat me armë zjarri ka humbur jetën Roan Brahimi, i njohur si armik i Ervis Martinajt, ndërsa gruaja ka mbetur e plagosur lehtë.

Roan Brahimi është një prej të dyshuarve që ka marrë pjesë në atentatin ndaj Ylli Brahimit dhe Klisman Preçit, miq të Martinajt.

Sipas raportit, gjithçka ka ndodhur pak pas orës 21:30 të natës në rrugën “Messolongiou” kur viktima ndodhej në një makinë me një grua.

Papritur një motoçikletë ka kaluar makinën dhe një person ka nxjerrë një armë dhe ka nisur të sulmojë automjetin.

Hetimet për ngjarjen e përgjakshme janë në zhvillim e sipër, për të bërë të mudnur zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/Euronews Albania/