Sporti

U vonua sot në stërvitje, Allegri e përjashton futbollistin e njohur të Juventusit

12/10/2021 17:31
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, konfirmoi se Arthur nuk respektoi rregullat e vendosura në klub duke mbërritur me vonesë në stërvitje të premten, kështu që ai nuk do të jetë një opsion kur të udhëtojë në terrenin e Venezas.

“Arturi ishte i pafat këtë mëngjes. Ka ardhur me vonesë dhe nuk do të ftohet. Të jesh vonë një ditë para ndeshjes nuk është mirë, kështu që nuk do të udhëtojë me ekipin. Këto gjëra ndodhin. Ai do të rikthehet në stërvitje të martën”, ka shpjeguar trajneri në një konferencë për shtyp, përcjell GazetaBlic Sport.

Kjo nuk është hera e parë që Arthur ka probleme jashtë fushës. Në prill, ai ishte një nga tre lojtarët e suspenduar nga Juventusi për pjesëmarrje në festën private të Dybala.

/GazetaBlic Sport/