Marcus Rashford pranoi se ishte i turpëruar nga disfata e pësuar të dielën në Old Trafford, kundër Liverpool (0-5).
Sulmuesi i Manchester United ka pranuar se ka mbetur pa fjalë me humbjen e pësuar dhe ka preferuar të heshtë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Nuk mund të gënjej. Nuk dëgjuat asgjë nga unë në rrjetet sociale sepse si tifoz i United nuk dija çfarë të thoja pas të dielës. U turpërova. Më vjen turp. Tifozët tanë janë gjithçka dhe nuk e kanë merituar. Ne po punojmë shumë për të rregulluar gjithçka. Duhet të shpengojmë veten”, pranoi sulmuesi.
/GazetaBlic Sport

