Sporti

U transferua tek Malisheva, Vesel Limaj “thumbon” Ballkanin me postimin e fundit

09/01/2024 20:38
nga:Lorik J

Skuadra e Malishevës sot ka arritur fitore të madhe (3-2) ndaj Ballkanit në xhiron e katërt të Superligës së Kosovës në futboll.

Vesel Limaj i cili së fundmi ka kaluar nga Ballkani tek Malisheva ka ironizuar me postimin e tij të fundit në rrjetin social, Facebook.

Ai postoi rezultatin e ndeshjes, ku shihet Malisheva si skuadra fituese, teksa ka vendosur edhe disa “emoji” në fotografi.

Normalisht, ky mund të shihet si një “thumbim” ndaj ish klubit, pasi dihet se Limaj nuk kishte minutazhën e duhur tek skuadra e Dajës.

Ja postimi i Limajt: