Sporti

U transferua në Arabinë Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

09/03/2024 12:24
nga:Mergim Rreci

Ronald Koeman ishte i pakënaqur kur pa Steven Bergwijn të largohej nga Ajax për në Al-Ittihad Jeddah në këtë afat të transferimeve, gjë që e bëri atë të përjashtonte lojtarin nga kombëtarja holandeze.

Trajneri i Holandës e justifikoi vendimin me mungesën e ambicies së Bergwijn, transmeton GazetaBlic Sport.

“Steven Bergwijn shkon në Arabinë Saudite në moshën 26-vjeçare. Është e qartë se kjo nuk ka të bëjë me ambicie sportive.

Libri i tij në kombëtaren holandeze është mbyllur. Ai ndoshta e di që unë do të thoja këtë”, tha trajneri i Holandës.

/GazetaBlic Sport/